Planifikohet ndërtimi i një qyteti të ri, jo shumë larg Shkupit

Maqedonia

Planifikohet ndërtimi i një qyteti të ri, jo shumë larg Shkupit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:03
Shkup

Ndotja e ajrit në Shkup e ka riaktualizuar idenë për ndërtimin e një qyteti të ri në Shën Nikollë, që për fillim duhet të ketë një sipërfaqe prej 500 hektarë, edhe pse në fillim u paralajmërua të jetë 2500 hektarë.

Sipas 24Vesti, lokacioni është në afërsi të fshatit Malino, ose vetëm 20 minuta larg Shkupit, nëse udhëtohet në autostradën Milladinoc-Shtip.

Studimi i fizibilitetit është kryer në vitin 2009 dhe qyteti do të duhej të tërhiqte qytetarët që punojnë në Shkup, e që dëshirojnë të jetojnë në mjedis ekologjik.

Sasho velkovski, kryekomunar i Shën Nikollës thotë se ideja qëndron ende, duke pritur që të përfundojnë dokumentet teknike dhe punët të fillojnë paralelisht me autostradën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat