Borisov: Kam siguruar 120 milionë euro për rrugën Shkup-Sofje

Maqedonia

Borisov: Kam siguruar 120 milionë euro për rrugën Shkup-Sofje

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:47
Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, në Davos të Zvicrës ka thënë se ka siguruar 120 milionë euro nga Evropa për Maqedoninë, gjegjësisht për ndërtimin e autostradës Shkup-Sofje.

Sipas mediave bullgare, Borisov ka folur me Merkelin dhe Junker dhe ata i kanë premtuar para për Maqedoninë dhe Bullgarinë, për ndërtimin e autostradës Shkup-Sofje.

“Kam arritur t’i bind Merkelin dhe Junker se ajo autostradë është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për sigurinë e rajonit dhe se më këtë do të tregojmë se Evropa është një familje, ku të gjithë janë të barabartë”, ka thënë Borsiov.

Ai mes tjerash gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë padrejtësinë ndaj Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbështet zhvillimin e këtij rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat