Billal Kasami do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit të Presidentit të SHBA Donald Trump

Maqedonia

Billal Kasami do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit të Presidentit të SHBA Donald Trump

Më: 27 janar 2018 Në ora: 15:30
Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka marrë ftesë personale nga autoritetet shtetërore amerikane, që të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington të SHBA-ve, ku merr pjesë edhe kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Tramp.

Kasami do të jetë në mesin e përfaqësuesve të kreut shtetëror në Maqedoni që do të marrin pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington.

Lutjet e mëngjesit organizohen çdo vit, ndërsa Kasami në SHBA do të marrë pjesë nga 6 shkurti deri më 11 shkurtë, dhe do të qëndron në Washington dhe Çikago, ku sipas burimeve brenda kabinetit të liderit të Lëvizjes Besa, kryetari Kasami do zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës. 

Pjesë e lutjeve të mëngjesit nga Maqedonia do të jenë edhe deputeti Grubi, bashkë me Kiracovskin e LSDM-së dhe Gjorçevin e VMRO-së.

Këtë vit do të marrin pjesë përfaqësues të 140 shteteve të Botës.

Kryeministri Zaev akoma nuk ka vendosur nëse edhe ai do të shkoj apo jo në këtë ngjarje edhe pse edhe ai është i ftuar, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk është i ftuar. Veç ceremonisë qendrore të cilën do ta hap presidenti Tramp, organizohen edhe një sërë ngjarjesh dhe aktivitetesh si plotësim të tërë manifestimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat