Diskutimi për Ligjin e gjuhëve shtyhet për kohë të pacaktuar

Maqedonia

Diskutimi për Ligjin e gjuhëve shtyhet për kohë të pacaktuar

Më: 30 janar 2018 Në ora: 09:49
Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, dje në seancën e 32-të e shtyu diskutimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, i cili ishte pika e tetë e rendit të ditës, duke theksuar se diskutimi për këtë pikë do të vazhdojë kur do të sigurohen kushte.

“Përpunimi i gjitha amendamenteve, të cilët në numër janë 35.569, akoma nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh detyrimet e rregullores që të përkthehen, kushtet për hapjen këtij diskutimi nuk janë përmbushur. Për këtë arsye kalojmë në pikën e radhës”, tha Xhaferi.

Më herët gjatë seancës deputetët patën debat të ashpër rreth konfirmimit të rendit të ditës.

Para se të vërtetohej rendi i ditës, shumica parlamentare nuk mbështeti kërkesat e opozitës që ligjit të jetë pika e radhës, e as të largohet nga seanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat