Vazhdojnë gjykimet për lëndët e PSP-së, Gruevski dhe disa të tjerë në bankën e të akuzuarve

Maqedonia

Vazhdojnë gjykimet për lëndët e PSP-së, Gruevski dhe disa të tjerë në bankën e të akuzuarve

Më: 31 janar 2018 Në ora: 08:51
Gruevski

Për ditën e sotme në Gjykatën Penale do të ketë gjykime për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trajektorja” dhe “Transportuesi”.

Te “Trajektorja” i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, si edhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore, Ljupço Georgievski.

Në këtë lëndë bëhet fjalë për dëmtim të buxhetit të shtetit për rreth 160 milionë euro në lidhje me ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Te “Transportuesi” i akuzuar është ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski, bashkë me 20 persona tjerë. Ata e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 360 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat