Reshjet e shiut rrisin nivelin e lumenjve në Maqedoni

Maqedonia

Reshjet e shiut rrisin nivelin e lumenjve në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme e kanë rritur nivelin e të gjithë lumenjve në vend dhe janë të mundshme vërshime lokale. Sasi më të mëdha të shiut kanë rënë në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Sipas DPHM reshje të shiut ka pasur në Llazaropole 92 litra në metër katror, Mavrovë 71, Pozharan 68, Krushevë 65, Tetovë 52, Shkup 48, Dibër 43, Ohë 38, Pretor 34, Manastir 26, Prilep 25, Berovë 18, Kriva Pallankë 17, Vinicë 8, Demir Kapi 7, Strumicë dhe Shtip 6, Dojran 4 dhe Gjevgjeli 3 litra në metër katror.

Nivelet e lumenjve janë shtuar veçanërisht në pjesët e sipëme të lumit Vardar dhe rrjedhat e saj në rajonin e Pollogut, pjesa e sipërme e lumit Treska, lumi Radika, Drini i Zi, Sateska, Lumi i Madh dhe lumenjtë tjerë në rajonin e Prespës, si dhe pjesa e sipërme e Lumit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat