“Do të apelojmë për bojkot të ndonjë referendumi”

Maqedonia

“Do të apelojmë për bojkot të ndonjë referendumi”

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Shqiptarët, nuk janë në gjendje  statike , po ashtu edhe nuk gjenden  në letargji siç duan t’i paraqesin para opinionit vendor dhe ati ndërkombëtarë. Shqiptarët janë forcë politike dhe forcë ekonomike .Me vëmendje janë duke i ndjekur zhvillimet politike për ardhmërinë e shtetit,po ashtu janë duke i  analizuar format dhe mënyrat  e përpjekjeve për të iniciuar organizimin  e referendumit për riemërimin e emrit të R. Maqedonisë. Organizatorët  paraprakisht  duhet të kenë njohuri  për vullnetin e shqiptarëve për pjesmarjen në referendum.

 Lëvizja për Iliridën do t’i drejtohet popullatës së Iliridës me kërkesë për bojkotim të çfarë do lloj referendumi, do të kërkohet nga shqiptarët të veprojnë  me mençuri duke e  bojkotuar  referendumin,  siç e bojkotuan referendumin për pavarësinë e R.Maqedonisë .

Shqiptarët nuk kanë nevojë për referendume të huaja,por kanë nevojë për përshpejtësimin e proçesit për jetësimin e referendumit të vet, të vitit 1992, ku dalja në referendum ishte 98%, nga Kumanova  gjer në Prespë. Me këtë akt  e dhanë verdikin për dëshirën reale, për funksionimin e shtetit të përbashkët dhe të barabartë, me R. Iliridës dhe R.Maqedonisë.Ky është opsion përfundimtar i shqiptarëve, për çdo opsion tjetër shqiptarët e Iliridës nuk kanë gatishmëri të kyçen.

Lëvizja për Iliridën Këshilli themelues

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat