Strugudica 10 vjet pa arsimtar matematike, Deskoska: Nuk ka të interesuar

Maqedonia

Strugudica 10 vjet pa arsimtar matematike, Deskoska: Nuk ka të interesuar

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 23:12
Ilustrim

“Kanë kaluar 3 muaj kur Televizioni 21 vizitoi fshatin Strugudicë. Në këtë fshat prej 10 vjet nuk ka pasur arsimtar të Matematikës. Këta nxënës kërkojnë që ta kenë një arsimtarë që ti kuptojnë detyrat më së miri.”

Ende nuk u gjet arsimtar i matematikës për nxënësit e shkollës fillore në fshatin Strugudicë.  Pas tre muajve Tv21 përsëri vizitoi këtë fshat por, nuk kishte ndryshuar asgjë ndërsa nxënësit ishin të dëshpëruar.

Halli më i madh është i nxënësve që janë në klasën e nëntë. Ata thonë se kur kalojnë në gjimnaz, u vjen turp sepse nuk kuptojnë shumicën e detyrave.

“Jo ne orë të matematikës nuk mbajmë prej 10 vjet, dhe matematikë nuk dimë asgjë. Vetëm arsimtari na jep të shkruajmë, se edhe ai nuk është arsimtar adekuat i matematikës. Planifikoj kur do të shkoj në gjimnaz do të jetë shumë rëndë, pa arsimtar nuk e njohim mirë lëndën. Shokët më kanë treguar se kur kanë qenë në gjimnaz kanë pasur momente të rënda. Nuk kanë ditur t’i zgjedhin detyrat”, tha Selajdin Sulejmani, Klasa e 9-të.

Ibrahim Xhaferi është klasa e tetë, ai thotë se lëndën e matematikës e mban arsimtari i gjeografisë. “Ne me matematikën kemi shumë problem gati 10 vjet, nuk kemi arsimtar të matematikës arsimtari i matematikës është arsimtar i gjeografisë por na jep matematikë se nuk ka arsimtar tjetër”, tha Ibrahim Xhaferi, Klasa e 8-të.
Ministrja e Arsimit Reneta Deskovska theksoi se ekziston dëshirë për të punësuar arsimtar por në rrethana të caktuara nuk ka kuadër të interesuar.

“Nëse në disa shkolla ekziston situatë e tillë ku mësues jo-kompetent ligjërojnë disa lëndë, për këtë gjë gjithashtu e lajmërojmë Inspektoratin Shtetëror për Arsim dhe shkojnë në ato shkolla për të shikuar nga më afër gjendjen. Nga Byroja për zhvillim të arsimit ka kompetenca të caktuara dhe ekziston listë e diplomave që duhet t‘i kenë arsimtarët që të ligjërojnë një lëndë të caktuar, kështu që kontrollohet se a janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme”, u shpreh Reneta Deskoska, Ministre e Arsimit.

Fshati Strugudicë gjendet vetëm 32 km larg nga qendra e Shkupit. Jetojnë rreth 400 banorë. Përveç problemeve infrastrukturore, shkolla fillore është ajo që më së shumti tangon banorët e këtij fshati, ku edhe objekti i shkollës është në kushte të mjerueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat