Bajrami: Jam duke menduar largimin nga të gjitha organet e Aleancës!

Maqedonia

Bajrami: Jam duke menduar largimin nga të gjitha organet e Aleancës!

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 23:15
Bajrami

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe ish kandidat i kësaj partie për kreun e qytetit të Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale, Naim Bajrami, ka publikuar mundësinë për t’u tërhequr nga të gjitha organet partiake të Aleancës, përcjell Fakte. Ai në profilin e tij në Fb ka porositur edhe “dashamirët” edhe “dashakeqët” se nuk pranon të jetë kryetar i kësaj partie në Çair.

Ja çka ka shkruar Bajrami:

“Dua te sqarohem diçka me anëtarët dhe simpatizantët e Degës se ASH-se në Çair. Unë për dege te Çairit kam pasur propozim kandidature te caktuar dhe te njoftuar publikisht konform kulturës dhe vlerave demokratike. Unë kam qëndruar pas një kandidature të një kandidati të caktuar, mirepo disa dashamire dhe dashakëqij me kanë propozuar pa konsulta me mua ne lidhje me degën.

Ata dashamire kane menduar se unë jam me i përshtatshëm për kryetar Dege, ndërsa ata dashakëqij nuk kanë dashur që unë të jem në kryesi të partisë, dhe kanë dashur te me propozojnë për ne Dege. Te dyja palëve ju them publikisht, unë as qe kam menduar dhe as qe mendoj te jem kryetar i Degës së Çairit prane ASH-se! Dhe seriozisht jam duke e menduar largimin nga te gjitha organet partiake!”- ka shkruar Naim Bajrami.

Ashtu siç po afrohet kongresi i kësaj partie, i cili është caktuar për më 11 mars, dalin në pah edhe pakënaqësi të degëve dhe individëve të ndryshëm, të cilët, siç thonë, ndjehen të anashkaluar nga kreu partiak, duke avancuar njerëz të interesit të cilët së fundmi janë kyçur në ASH. Një rast i tillë ishte me degën e Butelit e cili u rebelua dhe deklaroi se mund të mos merrte pjesë në kongres.

Ndryshe, ASH, më parë ishte si LRPDSH në koalicion me RDK-në dhe Unitetin në koalicionin Aleanca për Shqiptarët, dhe pasi këto dy parti nuk pranuan të shkrihen tek partia e Selës, ai vendosi të përvetësonte emrin e koalicionit dhe të fuste përçarjen tek partnerët e koalicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat