Fillojnë ndryshimet për Ligjin për lektorët, përsëri do të ketë provim për licencë

Maqedonia

Fillojnë ndryshimet për Ligjin për lektorët, përsëri do të ketë provim për licencë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:17
Robert Allagjozkov

Ministria e Kulturës sot shpalli ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. Për të fituar liscencë, lektorët do të duhen të kalojnë provim. Me këtë rast u emërua Komisioni për rregullimin e provimit për lektorë. Rregullorja pritet të miratohet po këtë javë.

Ministria e Kulturës tashmë ka caktuar person kompetent, i cili do të sigurojë mbështetje tekniko-administrative për Komisionin në fjalë. Që nga viti 2013 nuk ka pasur asnjë lektor të pajisur me licencë.

Me këto ndryshime, pas katër vitesh stagnim, lektorët do të kenë mundësi të hyjnë në provim. Provimi për lektorim nga viti 2013 nuk u zbatua, ngaqë lektorët duhej të kalonin në provim me kompjuter, me softver të siguruar nga Qeveria.

Qëllimi i kompjuterizimit ishte që faktori njeri të shkyqet nga testimi, por Sipas ekspertëve dhe profesorëve ky lloj testimi nuk është adekuat.

Lidhur me përmbytjet në institucionet e kulturës pas reshjeve të fundit intensive të shiut, tha se sanimi do të zgjidhet me intervenim urgjent dhe me praktikën e furnizimeve të vogla, gjegjësisht realizim të punimeve deri në 30.000 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat