Veprimi i këtij shqiptari në Maqedoni nuk është i zakonshëm!

Maqedonia

Veprimi i këtij shqiptari në Maqedoni nuk është i zakonshëm!

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 07:48
Alim Memeti

Punëtori Alim Memeti ka bërë një veprim jo të zakonshëm, por të arsyeshëm sipas tij.

Ai pasi që ka përfunduar punën për të cilën ishte marrë vesh me kompaninë e Filip Savevskit, pas katër muajve pritje që t’i bëhet pagesa e mjeteve në vlerë prej 500 eurove, ka vendosur që paratë mos t’ia kërkojë më, por as edhe punën e kryer, gjegjësisht fasadën e punuar për tre shtëpitë e kompanisë së lartpërmendur ta rrënojë.

 

Siç thotë Memeti, këtë ngjarje të pazakontë e ka nxitur jo korrektësia e pronarit të kompanisë ‘Vaf Inzenering’ Filip Savevski.

Punëtori Alim Memeti thotë se ai dhe ekipi i tij i punës asnjëherë nuk do të lejojnë që dikush të tallet me djersën e tyre dhe kafshatën e bukës së fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat