Shilegov: Ligji i gjuhëve në pajtim me Kushtetutën

Maqedonia

Shilegov: Ligji i gjuhëve në pajtim me Kushtetutën

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Petre Shilegov

VMRO-DPMNE thotë se grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo sipas tyre, përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në shterjen e plotë të debatit. Ata mohojnë të ketë ndonjë marrëveshje politike me pushtetin për tërheqjen eventuale të amendamenteve. Burime nga brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq Petre Shilegov nga radhët e LSDM-së mbron Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi sipas tij ky ligj vetëm rregullon mënyrën e përdorimit të gjuhëve ashtu siç parashikon edhe vetë Kushtetuta. Për emisionin 200 që do të transmetohet sonte në ora 22:30 Shilegov tha se Ligji i gjuhëve nuk dëmton askë.

Shkupi është dygjuhësor që nga 2008-ta, që nga momenti i parë kur është sjellë Ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin më shumë se 20% e qytetarëve. Ashtu që nuk kam parë se ndonjëherë në ndonjë mënyrë ka shkaktuar dëm. Nëse janë rritur obligimet, unë në këtë ligj më shumë shoh protokoll në mënyrën e të implementuar, për shkak se deri tani ishte kushtimisht thënë “parregullsi”, varësisht nga institucioni zbatohej ose nuk zbatohej – deklaroi Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat