Dimitrov: Proceset e reformave në Republikën e Maqedonisë kanë mision afatgjatë dhe largpamës

Maqedonia

Dimitrov: Proceset e reformave në Republikën e Maqedonisë kanë mision afatgjatë dhe largpamës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:24
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Nikolla Dimitrov sot në Strasburg, në Parlamentin Evropian mbajti fjalim në takimin e 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian.

MPJ njoftoi se Dimitrov në fjalimin e tij e ka riafirmuar qëllimin prioritar në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian – fillim të negociatave për inkuadrim në Union, me ç’farë i ka prezantuar aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Theks të veçantë është vendosur në përmbushjen e prioriteteve urgjente të reformave.

Ministri Dimitrov ka nënvizuar se proceset e reformave në Republikën e Maqedonisë kanë mision afatgjatë dhe largpamës.

Dimitrov, gjithashtu, i ka informuar deputetët për nismat dhe aktivitetet për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje, në drejtim të ndërtimit të klimës të besimit të ndërsjellë, si dhe për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e dallimit që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues.

“Kjo Qeveri është e përkushtuar në ndërtimin e urave, hapjen e dyerve, mundësive dhe perspektivave. Konteksti ynë i ri politik përputhet me interesin e ripërtëritur të BE-së për rajonin. Ne kemi shans që duhet ta shfrytëzojnë. Kjo është mirë për ne, për fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë, për rajonin dhe Evropën”, ka theksuar Dimitrov.

Gjatë këmbimit të mendimeve me deputetët evropianë nga Greqia ministri ka sugjeruar se edhe vetë Bashkimi Evropian ka lindur mbi idenë për zgjidhje të qetë të konflikteve dhe pajtimit.  Do të ishte mençuri edhe ne në Ballkan ta zbatojmë këtë kredo.

Ministri Dimitrov ka realizuar shumë takime me eurodeputetët ku është shprehur mbështetje e axhendës së reformave.

Komiteti i Përzier Parlamentar është forum i bashkëpunimit ndërparlamentar të paraparë me Marrëveshjen për Asociacion dhe Stabilizim midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi i fundit i këtij trupi është mbajtur në dhjetor të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat