Ziberi: Sela me Kahremanin mund të formojnë grup parlamentar

Maqedonia

Ziberi: Sela me Kahremanin mund të formojnë grup parlamentar

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:42
Lëvizja Besa

Njohësi i zhvillimeve politike dhe noteri, Naser Ziberi thotë se janë disa kalkulime që të formohet grup parlamentar opozitar shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai duke folur për portalet maqedonase nuk përjashton mundësinë që për shkak të numrave kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe ai i njërit prej krahëve të BESËS, Nexhbedin Kahremani të formojnë grup parlamentar.

“BESA praktikisht nuk ka grup parlamentar, por megjithatë do të ketë Aleanca për Shqiptarët, për shkak se janë gjasat që tre deputetët që janë në anën e Kahremanit të formojnë grup parlamentar bashkë me Selën. Dy deputetët e Kasamit me gjasë do të koketojnë me Qeverinë e Zoran Zaevit dhe mund të jenë pjesë e saj”, ka theksuar Ziberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat