Në Sofje takohen Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias, diskutojnë çështjen e emrit

Maqedonia

Në Sofje takohen Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias, diskutojnë çështjen e emrit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias

Agjencia e Pavarur e Lajmeve Ballkanike – IBNA raporton se ministrat Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov do të realizojnë një takim në Sofje, më 15 dhe 16 shkurt.

Takimi do të mbahet në kuadër të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së dhe shteteve kandidate për anëtarësim.

Pritet që Dimitrov dhe Kotzias të bisedojnë për hapat e radhës në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Një takim i këtillë u paralajmërua më herët nga vetë Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat