Pesë persona pritet të dalin nga burgu i Shutkës, mbi 1000 nga Idrizova - Bota Sot
Pesë persona pritet të dalin nga burgu i Shutkës, mbi 1000 nga Idrizova

Maqedonia

E hënë, 19 nëntor 2018

Pesë persona pritet të dalin nga burgu i Shutkës, mbi 1000 nga Idrizova

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:49
ilustrim

Burgu i Shutkës ka lëshuar të gjithë personat e amnistuar me ligjin e veçantë, dhe kanë mbetur vetëm edhe pesë persona që presin vendimin nga Gjykata e cila ua ka shqiptuar dënimin. 

Informatën për televizionin SHENJA e kumtoi drejtori i burgut të Shutkës Gjoko Kotevski i cili tha se së shpejti pritet përgjigje edhe për rastet e mbetura.

Gjoko Kotevski, drejtor i “Shutkës”

“Brenda kanë ngelur edhe pesë persona që përfituan nga amnistia. Deri tani nga burgu kanë dalë 46 persona”

Në burgun e Idrizovës poashtu kanë mbetur edhe shumë pak persona që presin amnistinë. Pjesa më e madhe e të burgosurve dolën gjatë javës së kaluar, por edhe gjatë javës së parë prej kur ligji i amnistisë hyri në fuqi. Prioritet kishin rastet me gjashtë muaj burg të shqiptuar, pasi liroheshin me automatizëm ndërsa ata që liroheshin me zbutjen e dënimit, është dashur të presin pak më shumë se sa kategoria e parë. Nga Idrizova menjëherë janë liruar 306 persona, dhe pritet të lirohen edhe afro 1100 me zbutje dënimi dhe amnisti të plotë.

Sadush Arifi, zv/drejtor i Idrizovës

“Deri të hënën besoj se do të kryhet gjithë procedura e amnistisë. Janë numra që ndryshojnë vazhdimisht. Ne kemi dorëzuar 1482 kërkesa nëpër gjykata dhe prej tyre 306 janë zgjidhur qëmoti”

Nga Gjykata Themelore e Shkupit në të cilën kishin arritur mbi 2500 kërkesa për amnisti, por ka ndodhur që për një person të ketë disa vepra të ndryshme dhe disa kërkesa të veçanta, dhe kështu edhe numri i kërkesave ka shkuar në 2500. Sipas të dhënave të fundit të Gjykatës me numrin më të madh të lëndëve, janë shqyrtuar mbi 10 mijë verdikte dhe janë marrë mbi 1 mijë vendime për amnisti. Në momentin që janë marrë vendimet janë dorëzuar menjëherë nëpër burgje dhe drejtorët e burgjeve vetëm e kanë nënshkruar lirimin.  Kujtojmë se ligji për amnisti nuk përfshinte disa vepra penale siç janë vrasja, përdhunimi, pedofilia, krimi zgjedhor, krimi ndaj njerëzimit ose prishja e rendit kushtetues, por përjashtoheshin edhe rastet me burg të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test