Zaev për vizitë zyrtare në Gjermani më 21 shkurt - Bota Sot
Zaev për vizitë zyrtare në Gjermani më 21 shkurt

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Zaev për vizitë zyrtare në Gjermani më 21 shkurt

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:53
Zaev dhe Merkel

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev më 21 shkurt në Berlin do të realizojë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi siç raportoi pres qendra qeveritare, është në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev, në Republikën Federale të Gjermanisë. Pas takimit, kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Gjatë vizitës në Berlin, është paraparë dhe takim i kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë me kryeministrin e Gjermanisë Frank Valter Shtajnamer.

Në agjendën e vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit „Fridrih Ebert“.

Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik, vitin e kaluar, në margjinat e Samitit “BE – Ballkani Perëndimor”.

Merkel atëherë shprehu mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmërinë për reforma thelbësore dhe për përcaktimin për integrim të Maqedonisë në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test