Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni, mjekët apelojnë për kujdes - Bota Sot
Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni, mjekët apelojnë për kujdes

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni, mjekët apelojnë për kujdes

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Koha dimërore me klimë të ndryshueshme ka shkaktuar rritje të numrit të personave të prekur nga virusi, të cilët orientohen për ndihmë tek personeli mjekësor. Teshtitja, rrjedhja e hundëve, rritja e temperaturës dhe lotimi i syve janë disa nga simptomat kryesore të cilat ju paraqiten personave të prekur nga virusi, sqaron mjeku Benjamin Kamberi.

Sipas tij, ditët dimërore me diell, edhe pse mund të ndikojnë pozitivisht në disponimin e qytetarëve, ato po shkaktojnë probleme shëndetësore.

“Si simptomatologji e parë e cila paraqitet janë të teshtiturat, lotimi gjegjësisht kruarja e syve por edhe kollitjet e vogla. Më së shumti në këtë periudhë lëngojnë fëmijët sepse kanë imunitet më të dobët por nuk duhet t’i anashkalojmë edhe grupmoshat e tjera posaçërisht edhe të moshuarit të cilët lëngojnë nga sëmundjet kronike”, tha për TV Shenja, Benjamin Kamberi.

Ai shtoi se gratë shtatëzëna janë një tjetër kategori e rëndësishme të cilët duhet të trajtohen me kujdes, në mënyrë që të mos preken nga viruset si dhe antibiotikët duhet të anashkalohen gjatë viruseve sezonale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test