Prokurorja Fatime Fetai i shpeton një atentati!?

Maqedonia

Prokurorja Fatime Fetai i shpeton një atentati!?

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:51
Fatime Fetai

Lajmi i publikuar para dy ditësh në mediumet e Maqedonisë marrë nga buletini policor ku thuhej se si policia ka luftuar me hajnat nga Kumanova në Bogovinë të Tetovës dhe pastaj janë arrestuar disa prej tyre në Shkup është i saktë por ajo që ka ngritur dyshimet në këtë rast sipas informacioneve të portalit Shqipmedia është se policia nuk ka njoftuar më tej për këtë rast edhe pse nga kronikat e ngjajshme ky lajm duhet të ketë epilog më të qartë nga policia se kush u arrestua, çka kanë dashur të vjedhin, etj etj.

Burime të besueshme të portalit Shqipmedia por jozyrtare thonë se pas këtij incidenti fshihet diçka më e madhe se kjo. Respektivisht dyshohet se ky ka qenë skenar për atentat ndaj prokurores speciale Fatime Fetai në shtëpinë e saj në Bogovinë aty ku janë parë tre vetura disa persona të panjohur për policinë dhe prej ku ka filluar ndjejka e tyre. Spekulohet se veturat kanë patur tabela fallco dhe shumë dyshohet se motivi ka qenë kryeprokurorja Fatime Fetai afër shtëpisë të së cilës ka filluar ndjekja të veturave ku ka patur edhe krisma. Jozyrtarisht mësojmë se është arrestuar edhe një person nga Bogovina pas së cilës mund të zbardhet e vërteta a është atentat apo koincidencë nga hajdutat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat