Prilep, probleme me cilësinë e ujit në katër fshatra të kësaj komune

Maqedonia

Prilep, probleme me cilësinë e ujit në katër fshatra të kësaj komune

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:56
Ilustrim

Nga Qendra e Shëndeti Publik në Prilep informojnë se uji në katër pika matëse nuk është cilësorë për katër fshatrat e Prilepit.

Në fshatrat Vollkovë dhe Rufcë i vogël nuk ka ujë cilësorë në dy ndërtesa private, ndërsa në Çumovë dhe Prilepec, sipas analizave përfundimtare, uji që vjen nga ujësjellësi publik, nuk mund të shfrytëzohet për pije.

Ekspertët e mjeksisë rekomanduan se uji në këto pika matëse patjetër të lihet që të rrjedhë afër 10 minuta para përdorimit.

Komuna e Prilepit në këto katër fshatra do të dorëzojë sot njoftimin sipas rekomandimeve të Qendrës për shëndetin publik, për parandalimin dhe pasojat që mund t’i kanoset shëndetit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat