Organizatat ekologjike në Maqedoni kërkojnë referendum me ligj, para dhënies së koncesioneve për xehetari

Maqedonia

Organizatat ekologjike në Maqedoni kërkojnë referendum me ligj, para dhënies së koncesioneve për xehetari

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Disa organizata ekologjike kërkojnë që të merret parasysh referendumi në rastet kur jepen koncesione për kërkime dhe eksploatime të lëndëve të para minerale.

Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, Goran Milevski, organizatat theksojnë se i mbështetin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale.

Mirëpo, organizatat thonë se janë të domosdoshme që me amandamente të ndërhyhet në tekstin dhe të parashihet referendimi i qytetarëve në vetëqeverisjen lokale ku planifikohet hapja e një xeheroreje.

Njiherit organizatat qytetarë konsiderojnë se Maqedonia mundet dhe patjetër të mendojë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, kurse konsiderojnë se ndalimi i cianidit dhe acidit sulfhidrik në industrinë e xehetarisë paraqet më të paktën që deputetët mund ta bëjnë për të mbrojtur qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat