Seanca për rastin “Trust” shtyhet për më 20 shkurt

Maqedonia

Seanca për rastin “Trust” shtyhet për më 20 shkurt

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:24
Sead Koçan

Seanca për rastin “Trust” e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Penale, është shtyrë për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit nga avokatët e të akuzuarve.

Në lëndën “Trust” i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me dokumente të falsifikuara.

Në seancën e sotme duhej të prezantoheshin dëshmitë e mbrojtjes, ndërsa më pas priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat