Padi penale për SHA Elem për ndotje të mjedisit jetësor dhe të ajrit

Maqedonia

Padi penale për SHA Elem për ndotje të mjedisit jetësor dhe të ajrit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) ka ngritur padi penale kundër SHA Elem dhe kundër drejtorëve të mëhershëm dhe të tanishëm të KRE Manastiri, për shkak të ndotjes së ajrit dhe mjedisit.

Janë paditur penalisht I.K (63) nga Gostivari, ish-drejtor, J.K (67) nga Manastiri, drejtor, O.Z (54) nga Manastiri, drejtor, Z.M (44) nga Manastiri, udhëheqës reparti, dhe S.A (63) nga Manastiri, udhëheqës reparti.

Personat e paditur nuk i kanë respektuar dispozitat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, nuk i kanë vendosur filtrat dhe nuk i kanë riparuar ato ekzistuese, kanë lejuar që gjatë elektrana në Manastir të emitojë grimca të dëmshme prej më shumë se 50 miligram për metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat