Boutaris mohon të ketë thënë të ndryshohet emri i aeroportit të Selanikut

Maqedonia

Boutaris mohon të ketë thënë të ndryshohet emri i aeroportit të Selanikut

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:34
Kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris

Kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris ka reaguar ndaj interpretimit të deklaratave të tij për gjoja propozim për ndryshimin e emrit të aeroporti të Selanikut.

Sipas tij, mediat kanë keqinterpretuar deklaratat, dhe se nuk ka propozuar asnjëherë dhe nuk propozon ndryshimin e emrit të aeroportit të Selanikut.

Ai ka shprehur keqardhje që deklarata e tij nuk është publikuar e plotë, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra ndaj tij.

Boutaris qëndron në deklaratën se humbës rreth çështjes së emrit është Greqia, pasi që Maqedonia është njohur nga më shumë se 130 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat