Dy persona të lënduar në aksidentin në fshatin Ginovc

Maqedonia

Dy persona të lënduar në aksidentin në fshatin Ginovc

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në aksidentin e trafikut i cili ndodhi sonte në orën 18:20 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë tek fshati Ginovc.

Të lënduarit ishin në traktor dhe me automjetin e Ndihmës së shpejtë janë transferuar në qendrën shëndetësore në Kriva Pallankë prej ku informojnë se ende po ju jepet ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur midis një automjetit BMV me targa të Kumanovës dhe një traktori.

Komunikacioni ende është i ndërprerë, ndërsa ekspertiza po kryhet nga ekipet e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat