Ja shuma marramendëse që Gruevski iu ka dhënë avokatëve të tij

Maqedonia

Ja shuma marramendëse që Gruevski iu ka dhënë avokatëve të tij

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:21
Nikolla Gruevski

Mbi 92 mijë euro, para nga buxheti i janë paguar avokatit Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve i cili ishte ish-mbrojtës i Nikolla Gruevskit dhe eventualisht këshilltar i ardhshëm i Kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Alsat-m.

 Nëpërmjet bazës së hapur të të dhënave nga Byroja për Prokurime Publike mund të konstatohet se për katër vjet, Dodevski ka lidhur katër marrëveshje me shtetin. 

Dy në vitin 2014 dhe dy në vitin 2015. Tre vitet e ardhshme përfshirë edhe këtë nuk ka marrë tender publik. Baza e të dhënave tregon se në vitet e kaluara, Dodevski më së shumti ka fituar nga kontratat e lidhura me shtetin në krahasim me kolegët e tij. 

Për dallim nga ai, avokatët e tjerë në kurriz të shtetit kanë fituar dy, tre apo dhjetë herë më pak. Informacionet publike në dispozicion tregojnë se ka edhe kontrata me nga një denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat