Një grup qytetarësh prej 70 vetë, janë mbledhur sot para ndërtesës së komunës së Selanikut dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të komunës Janis Butaris, pas deklaratave të djeshme për riemërimin e aeroportit të Selanikut.
Protestuesit me parulla në duar thërrisnin: jep dorëheqje, të shkosh në Shkup dhe atje të bëhesh kryetar, tradhëtar. Në rezolutën e nënshkruar ata kërkuan që Butaris edhe publikisht të kërkojë falje.