SHGM: Me Cvetkovskin drejtor në RTVM nuk ka reforma - Bota Sot
SHGM: Me Cvetkovskin drejtor në RTVM nuk ka reforma

Maqedonia

E premte, 19 tetor 2018

SHGM: Me Cvetkovskin drejtor në RTVM nuk ka reforma

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të RTVM-së nuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik. Zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar OBRM-PDUKM-ja në opozitë dhe BDI në pushtet.

Për fat të keq, anëtari i SHGM-së, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti të bind anëtarët tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti.

Përkujtojmë se të paktën katër anëtarë të këshillit që kanë votuar Cvetkovskin, në këtë trup janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Neni 119, dispozita e parë, alineja 2, e Ligjit për shërbimet audio dhe audivizive, thotë se personat që në pesë vitet e fundit kanë ushtruar funksione publike, nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Këshillit programor.

Ftojmë Kuvendin të konstatojë mospërputhjen e funksioneve dhe t’i shkarkojë nga Këshilli programor i RTVM-së, Jagnulla Kunovskën dhe Kosana Maznevën, ish-deputetë të OBRM-PDUKM-së, Agim Lekën, ish-ambasador dhe Snezhana Kilnarovën, ish-zëdhënëse e komunës Butel.

SHGM-ja paralajmëron se reforma në servisin publik nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interest publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test