Popovska: Përmes shantazhit Gruevski deshti të na mbaj në qeverisjen e tij

Maqedonia

Popovska: Përmes shantazhit Gruevski deshti të na mbaj në qeverisjen e tij

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:59
Liljana Popovska

Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska ka deklaruar se Gruevski e ka shantazhuar me burgim nëntëvjeçar për burrin e motrës së saj.

Ajo ka theksuar për portalin Maktel se ka besuar që OBRM-PDUKM-ja është parti patriotike, dhe se në periudhën 2006-2010 Qeveria punonte shumë mirë, por më pastaj ndryshoi rrjedha e punëve, dhe filluam të distancohemi.

Popovska pohon se kur kanë hyrë të vetëm në zgjedhje lokale dhe parlamentare më 2013 dhe 2014, janë arrestuar aktivistët e tyre, ndër të cilët edhe Pero Josifov, burri i motrës së saj.

Sipas saj, tani e kuptojnë që telefonatat u janë përgjuar dhe se pushteti i Gruevski ka planifikuar mënyrë se si ta mbajnë në qeveri, përmes arrestimit të gjysmës së udhëheqësisë së partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat