Qeveria injoron kërkesat e sindikatave për rritje të pagave

Maqedonia

Qeveria injoron kërkesat e sindikatave për rritje të pagave

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:57
ilustrim

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të lira në Maqedoni, Blagoja Ralpovski sot i ka dhënë  afat Qeverisë deri më 15 mars të plotësojë kërkesën për rrtitjen e pagave përndryshe do të zbatojnë masa radikale. 

Ralpovski akuzoi qeverinë për mospërbushjen e premtimet e dhëna para një muaji, gjë që dëshmon dështimin e dialogut social.

Ai kërcënoi me sindikatat se do të zbatojnë masa radikale nëse Qeveria nuk ndërpret presionit mbi nëpunësit në sektorin publik dhe përfaqësuesit e sindikatave.

“Kërkojmë menjëherë të fillojnë negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik dhe të nisin negociatat për ndryshimin e marrëveshjes kolektive”, theksoi Ralpovski duke kërkuar poashtu edhe respektimin e të drejtave të puntorëve për  pushim vjetor dhe pushimit të lindjes.

Ndryshe më 17 janar, sindikatat të revoltuar protestuan para Qeverisë, duke kërkuar paga më të larta. Pas takimit të përfaqësuesve të KLS me disa ministra, Qeveria shprehu interes për dialog social në drejtim të përmbushjes së kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat