UNICEF: Shqetësimi i institucioneve nuk i mbron fëmijët nga maltretimi

Maqedonia

UNICEF: Shqetësimi i institucioneve nuk i mbron fëmijët nga maltretimi

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:20
UNICEF

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF, ka reaguar ndaj maltretimit fizik dhe psikik të një vajze adoleshente në institucionet publike në Maqedoni. Ata thonë se rasti i përdhunimit të 13-vjeçares në shtëpinë e përkujdesit “25 Maji” është tregues i faktit se vetëm me mërzi institucionale nuk mbrohen fëmijët.

“Zgjidhja duhet të kërkohet në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdesin e fëmijëve në mjedisin familjar, por edhe në forcimin e shërbimeve sociale, policisë dhe të punësuarve në arsim dhe shëndetësi”, thonë nga UNICEF.

Benjamin Perks nga UNICEF Maqedoni, thekson se fajtorët e vërtetë duhet të dalin para drejtësisë. Sipas tij, edhe pse rasti ka ndodhur jashtë institucionit shtetëror, çështje serioze paraqet se si shoqëria mbron fëmijët e kategorive më të varfëra.

“Duhet ta pranojmë se brengosja institucionale nuk mund të sigurjë mbrojtje adekuate të fëmijëve. As nuk mund të sigurojë zhvillim të shëndoshë të fëmijëve dhe shërimin e tyre nga trauma. Pikërisht për këtë Qeveria, BE dhe UNICEF dhe partnerë tjerë, punojnë në transformimin e këtyre institucioneve dhe pëkujdesjen e fëmijëve”, thotë Perks.

Përndryshe, për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares kanë reaguar edhe institucionet tjera shtetërore, ndërsa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë thënë se fajtorët e vërtetë të rastit do të dihen të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat