Ndryshimet e ligjit për mediat sot në rend dite të Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Ndryshimet e ligjit për mediat sot në rend dite të Qeverisë së Maqedonisë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Ilustrim

Propozim-ligji për media audio dhe audio-vizuese sot do të jetë në rend dite në seancën numër 55 të Qeverisë së Maqedonisë.

Kjo si nevojë është aktualizuar nga opinioni pas ri-emërimit të drejtorit të RTVM-së, Marjan Cvetkovski edhe për një mandat. I njejti është kuadër i OBRM-PDUKM-së dhe vazhdimi i mandatit të tij si drejtor i servisit publik ka shkaktuar reagime të mëdha nga mediat, shoqëria civile dhe intelektualë në Maqedoni. I njejti ka censuruar gazetarët në vitin 2015 që mos publikojnë konferencat për shtyp nga LSDM-ja, si opozitë e atëhershme kur publikonte ”bombat”.

Për këtë rast, Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë tha se ai do të udhëheq me RTVM-në deri sa të ndryshohet ligji për mediat në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat