Joveski: Prokuroria nuk mund të ngritë procedurë kundër personit të panjohur

Maqedonia

Joveski: Prokuroria nuk mund të ngritë procedurë kundër personit të panjohur

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Lubomir Joveski

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski sot në Parlament, lidhur me rastin me abuzimin seksual të vajzës 13-veçare nga shtëpia  “24 Maj” deklaroi se PTHP udhëheq procedurë kundër kryerësit konkret, derisa në prokurorinë e Shkupit ka parashtruar vetëm vërejtje zyrtare. Kjo Prokurori, sipas tij, nuk mund të veprojë nëse nuk dihet identiteti i kryerësit.

“Prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë kundër personit N.N dhe prokuroria në bazë të këtyre njoftimeve zyrtare ka kërkuar të dhëna të caktuara nga MPB për përcaktimin e identitetit për kryerësin e veprës penale. Kur do ta kemi identitetin e kryerësit të veprës penale do të hapim hetim”, theksoi Joveski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Ivana Tufegçiq.

Joveski thotë se nuk ka rastet të tjera në “sirtarët” e Prokurorisë, ndërsa ka për to do të ketë procedura përkatëse.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Rexhail Islamili, tha se në seancën e fundit Qeveris ka vendosur ta hapë vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq, në kufirin Maqedoni-Kosovë, me objekt të përkohshëm dhe se për këtë janë të obliguara MPB-ja dhe Dogana.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska Treneska informoi se propozim teksti i ligjit të ri për arsim të lartë është përpiluar dhe se tani është çështja e dakordimit në suaza të koalicionit që ligji të vendoset në procedurë qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat