Qeveria e Maqedonisë nis procedurë për operator të tretë celular - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë nis procedurë për operator të tretë celular

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë nis procedurë për operator të tretë celular

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë fillon me krijim të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular në vend.

Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, kjo do të jetë edhe një nga temat kyçe, në të cilat ai do të bisedojë në GSM Panairin që nga e diela fillon në Barcelonë, Spanjë.

"Në panairin në Barcelonë do të ketë agjendë ministrore në kuadër të së cilës do të kemi takime me kolegë nga pjesa tjetër e botës në tema se si t'i digjitalizojmë sa më shumë shërbimet për qytetarët në sferën e arsimit dhe shkencës", tha Mançevski.

Tema e dytë për të cilën do të bisedohet, ndërsa për të cilën Maqedonia hyn në proces, është fillimi i krijimeve të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular.

"Flasim për operator rrjeti, ndërsa jo për virtual për çka nevojiten një sërë masash, përpjekjesh dhe ndryshime të disa akteve nënligjore. Të gjithë këto aktivitete do të bëhen paralelisht me përpjekje që të mos e prishim konkurrencën e tregut, gjegjësisht të së dy operatorëve të tjerë ekzistues në shtet. Qëllimi përfundimtar është shërbime më të mira për qytetarët me çmime më të ulëta", tha Mançevski.

Planet janë, siç theksoi ministri Mançevski, kompanive të interesuara t'u ofrohet infrastruktura ekzistuese e rrjetëzuar që e ka Maqedonia duke pasur parasysh se investime të reja në këtë lloj të veprimtarisë janë fitimprurëse për një afat shumë më të gjatë se 12 vite. Kjo do të thotë, siç shpjegoi, mundësi për huazim nën kushte të caktuara të infrastrukturës së rrjetëzuar të kompanive siç janë MEPSO, Hekurudhat e Maqedonisë dhe Radiodifuzioni i Maqedonisë.

Përndryshe, në panairin në Barcelonë do të shfrytëzohet mundësia për kontakte dhe bisedime me ministra të komunikimeve informatike nga Evropa në kontekst të përgatitjeve për Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës në prill do të jetë Shkupi.

Maqedonia për momentin është vendi i vetëm në Evropë në  të cilin ka vetëm dy operatorë celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test