"Ligji për gjuhën shqipe, çështje ditësh"

Maqedonia

"Ligji për gjuhën shqipe, çështje ditësh"

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:45
Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetar i RDK-së, Vesel Memedi

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetar i RDK-së, Vesel Memedi në emisionin “Në Fokus” në Art Channel është prononcuar rreth aktualitetit politik në vend, sfidat e Kuvendit rreth miratimit të ligjeve që janë me prioritet, por edhe për përplasjet e fundit në ASH.

Memedi shprehet se miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe është çështje ditësh dhe do të kalojë pa marrë parasysh obstruksionet që i bëhen nga opozita me mijëra amendamentet.

Vesel Memedi ka hedhur poshtë akuzat se postin e nënkryetarit të Kuvendit e ka marrë si dhuratë për shkak të përplasjeve në Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se një vendim i këtillë në këtë aleancë është marrë para 9 muajve.

Memedi është shprehur edhe rreth hetimeve për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku ka theksuar se organet e drejtësisë do ta zbardhin këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat