Shtyhet seanca për njësitin “Alfa” që arrestuan Boshkoskin

Maqedonia

Shtyhet seanca për njësitin “Alfa” që arrestuan Boshkoskin

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:20
Ljube Bushkoski

Gjykatësja Aleksandra Risteska deklaroi se në seancën e parë kryesore të sotshme nuk janë përmbushur kushtet për punë të gjyqit, për këtë arsye gjykimi u shty për me 23 mars.

Sipas saj, Gjykata e Apelit në Shkup ende nuk ka vendosur mbi ankesën e PSP-së për padin kundër Mijallkovit, i cili fillimisht ishte i akuzuari i parë në këtë lëndë.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm Ljube Bushkoski dhe gjashtë të akuzuarit nga njësiti Alfa, gjithashtu edhe prokurorët e PSP-së, Ljuben Lape dhe Gavril Bubevski.

Gjykatësja Aleksandra Risteska gjithashtu shtoi se kundër Mijallkovit nuk ka akt prokurorie të plotëfuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat