Studentët në Maqedoni kërkojnë bursa më të larta

Maqedonia

Studentët në Maqedoni kërkojnë bursa më të larta

Më: 4 mars 2018 Në ora: 20:03
Ilustrim

Periudha e studimeve në universitet, është pa dyshim një ndër periudhat më të veçanta të njeriut. Sa ka kënaqësi po aq ka dhe shqetësime sepse, janë pikërisht vitet kur një adoleshent brenda një periudhe 4 deri 5 vjeç bën çmos për tu ngritur si një personalitet akademik në të ardhmen. Përkrahja dhe kontributi për tu ngritur niveli i arsimimit duhet bërë nga të gjithë, në veçanti nga institucionet përmes bursave si stimul dhe tapacir të xhepave të të rinjve.

MASH si çdo vit tjetër, edhe këtë vit ka ndare bursa me shumë mujore nga 3300 deri më 18 mijë denarë bursë, që u jepet studentëve të regjistruar për programet kimi, fizikë dhe matematikë. Bursat janë solide, thonë studentët për TVM2, ata kërkojnë nga MASH shuma më të larta të bursave, që të munden ti përballojnë të gjitha harxhimet e nevojshme brenda një viti akademik.

Shumë studentë për ti mbuluar shpenzimet që i kanë gjatë studimeve, detyrohen të punojnë edhe punë part time, por për fat të keq vendi ynë nuk ofron shumë punë të kësaj natyre.

Studentet kërkojnë qe tu mundësohet edhe punësimi gjate procesit te studimeve gjë qe praktikohet ne vendet e rajonit. Sipas tyre kjo mënyrë sadopak ua lehtëson atyre shpenzimet gjate studimit te cilat siç thonë, janë te papërballueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat