Zaev thotë se kanë qëndrime të kundërta me Mickoskin për Ligjin e gjuhëve

Maqedonia

Zaev thotë se kanë qëndrime të kundërta me Mickoskin për Ligjin e gjuhëve

Më: 4 mars 2018 Në ora: 22:21
Zoran Zaev

Pas takimit me Ali Ahmetin, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka takuar kryeministrin e Maqedonisë, dhe njëherësh kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike por edhe për perspektivat e vendit.

Zaev pas takimit tha ”Biseduam me kryetarin e OBRM-PDUKM-së rreth bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit. Biseduam për gjithë procesin. Ata qëndrojnë në qëndrimin e tyre. Edhe ne gjithashtu. Në bisedimet për emrin, dy palët do të qëndrojnë në qëndrimet e tyre me vendosshmëri. Vazhdojnë bisedimet dhe në të ardhmen do të përafrohen qëndrimet. Në të ardhmen do të ketë edhe takime tjera mes liderëve. Për ligjin për gjuhët gjithashtu folëm. Edhe pse kemi dallime të mëdha, u morrëm vesh që të krijojmë grupe pune. Ne do ta bëjmë punën tonë, për ne është kushtetues ky ligj ndërsa në fund do të veprojë Gjykata Kushtetuese. Amamandamentet e OBRM-PDUKM-së do të bllokojnë Kuvendin. Për fat të keq nuk patëm ndonjë epilog pozitiv.”

Nga ana tjetër, Zaev tha se Nikos Kotzias së shpejti do të vijë në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat