Mickoski: Për Ligjin e gjuhëve nuk kemi ndryshuar qëndrim, është kundërkushtetues

Maqedonia

Mickoski: Për Ligjin e gjuhëve nuk kemi ndryshuar qëndrim, është kundërkushtetues

Më: 4 mars 2018 Në ora: 22:22
Zaev- Mickovski

Pas takimit me Ali Ahmetin, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka takuar kryeministrin e Maqedonisë, dhe njëherësh kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike por edhe për perspektivat e vendit.

Mickoski pas takimit tha ”Hapëm shumë tema për funskionimi e shtetit. Folëm për bisedimet për emrin. Nuk ka ndonjë lëvizje nga takimi i fundit. OBRM-PDUKM nuk do të mbështes ndryshim të Kushtetutës. Folëm edhe për Ligjin për gjuhët. OBRM-PDUKM-ja qëndron në atë se ai ligj është kundërkushtetues. Temë tjetër është KSHZ-ja, e cila duhet të kompletohet me stilin e vjetër. është e nevojshme që ky institucion që të kompletohet dhe në ndërkohë do të përpilohet ligji i ri për zgjedhje. OBRM-PDUKM-ja do të ketë kryetarin kurse pozita shumicën në këtë institucion. Terrori politik ndaj opozitës dhe deputetëve tonë është temë që është biseduar gjithashtu. Për kthimin në Kuvend, gjithashtu qëndrojmë në qëndrimet tona. Kur të kompletohemi si grup, do të kthehemi në Kuvend.”

Nga ana tjetër, Mickoski tha se në rast dështimi për anëtarësim në NATO, përgjegjësi do të mbajë pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat