Janeva pret që së shpejti Qeveria ta zgjidhë statusin e PSP-së

Maqedonia

Janeva pret që së shpejti Qeveria ta zgjidhë statusin e PSP-së

Më: 5 mars 2018 Në ora: 15:25
Katica Janeva

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot deklaroi se pret që së shpejti në bazë të Strategjisë së Qeverisë për reforma të gjyqësisë të zgjidhet statusi i PSP-së duke marrë parasysh se tetë muaj nuk kanë mundësi ligjore të ngrenë akuza.

"Nëse kjo nuk ndodh deri në qershor, respektivisht deri në shtator, do të vendosim se çka bëjmë më tutje me ato hetime të cilat në atë moment do të përfundojnë", tha Janeva në pyetjen e gazetarëve para promovimit të projektit për fuqizim të kapaciteteve të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve në lidhje me hetimet dhe ndihmën ndërkombëtare.

Për lëndën e Sopotit ajo tha se më 18 dhe 19 mars janë caktuar fjalimet përmbyllëse dhe atëherë PSP-ja plotësisht do të deklarohet pas kësaj. Për Monstrën, përsëri theksoi se PSP-ja me raportin më 15 mars do të dalë me informacione për atë se a do ta ndërmarrin këtë lëndë dhe çka më tej.

Janeva në pyetje gazetareske vërtetoi se PSP-ja ka procedurë të hapur hetuese për rastin me funksionarin e BDI-së Bekir Asanin lidhur me një nga "bombat", ku ai në bisedë telefonike flet me liderin Ali Ahmeti për legalizim të një ndërtimi pa leje.

Në lidhje më lëndët që janë ngritur nga PSP-ja, Janeva tha se nuk janë të kënaqur nga mënyra se si zvarriten procedurat në Gjykatë më së shumti nga mbrojtësit e të akuzuarve në lëndët dhe tregon  për nevojën e mbajtjes së parimeve profesionale nga ana e jurisprudencës dhe të Asociacionit të Avokatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat