Prodhuesit e duhanit kërkojnë 20 për qind çmime më të larta blerëse për duhanin - Bota Sot
Prodhuesit e duhanit kërkojnë 20 për qind çmime më të larta blerëse për duhanin

Maqedonia

Prodhuesit e duhanit kërkojnë 20 për qind çmime më të larta blerëse për duhanin

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:04
Prodhuesit e duhanit

Lidhja e shoqatave të prodhuesve të duhanit të Republikës së Maqedonisë u rekomandon blerësve që për 20 për qind t'i rrisin çmimet e ofruara blerëse sipas klasave dhe tipit të duhanit për rekoltën e vitit 2018, për shkak të harxhimeve të rritura për prodhim dhe cilësi më të mirë të prodhimit.

Vendimi për rekomandimin, siç tha kryetari i Lidhjes, Kire Nedelkovski në konferencë për shtyp, është marrë në seancën e djeshme dhe të sotme të Lidhjes, ku ka pasur përfaqësues edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Inspektoratit për Bujqësi. 

"Mendojmë se blerësit do ta pranojnë rekomandimin tonë për shkak të harxhimeve të rritura për prodhimin. Indikator mund t'u jetë edhe Qeveria e cila për 20 për qind i ka rritur subvencionet . Nëse edhe ata e rrisin çmimin blerës shpresojmë se prodhuesit e duhanit do ta rrisin prodhimin e tyre", tha Nedelkovski  dhe shtoi se gjatë javës së ardhshme do të kërkojnë nga blerësit të mbajnë mbledhje të përbashkët në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ai potencoi se këtë vit prodhuesit e duhanit janë të kënaqur nga vlerësimi për cilësinë e duhanit dhe nga rritja e primit në 72,5 denarë.

"Subvencionet e rritura do të kontribuojnë për rritjen e cilësisë, pasi janë caktuar në mënyrë të shkallëzuar dhe secili që prodhon duhan më cilësor do të marrë subvencione më të larta", potencoi Nedelkovski.

Rekolta e vitit të kaluar të duhanit është blerë me çmim mesatar prej 217,5 denarë për një kilogram, ndërsa tani prodhuesit e duhanit kërkojnë që çmimi mesatar të jetë 244 denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test