Skender Abazi, mësuesi i cili për çdo ditë udhëton 13 kilometra në këmbë

Maqedonia

Skender Abazi, mësuesi i cili për çdo ditë udhëton 13 kilometra në këmbë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:12
Skender Abazi

Nuk ka si mësuesi Skender Abazi. Përgjigja është e thjeshtë, sepse ai bën atë që rrallë kush prej mësimdhënësve do të pranonte një sfidë të tillë, edhe atë për çdo ditë pune.

Skenderi për çdo ditë bën rrugë 13 kilometra për të arritur në shkollën e fshatit Tanushë te nxënësit e tij.

Këtë rrugëtim ai e nis nga fshati Çerkez, ndërsa kur rrugët janë të bllokuara nga bora e kushtet e rënda, ku nuk kalojnë as veturat, “mësuesi Skender si në kohët e Migjenit udhëton në këmbë”.

Ndonjëherë ndodhë që këtë rrugëtim ai ta nis nga ana e Shkupit të vazhdojë rrugën përtej kufirit deri në Viti e që nga Vitia të kthehet mbrapa për në Tanushë për të mos lënë në pritje nxënësit e tij që aq shumë e duan dhe e respektojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat