MPB, emërohen 6 zëdhënëse shqiptare

Maqedonia

MPB, emërohen 6 zëdhënëse shqiptare

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:42
Ilustrim

MBB-ja sot ka emëruar gjashtë zëdhënëse shqiptare edhe atë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Manastir. Në këtë ditë simbolike për femrat, 8 marsi, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto femra shqiptare për zëdhënëse:

1. Merita Shehu – Zëdhënëse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;

2. Valdete Etemi – Zëdhënëse në Sektorin e Shkupit;

3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës;

4. Donjeta Veseli – Zëdhënëse në Sektorin e Tetovës;

5. Merlina Islami – Zëdhënëse në Sektorin e Ohrit;

6. Shpresa Amedi – Zëdhënëse në Sektorin e Manastirit;

Shprehim respekti për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë.” ka shkruar zv/ ministri Agim Nuhiu, në profilin e tij në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat