Takim i kryeministrit Zaev me delegacionin e Kryqit të Kuq - Bota Sot
Takim i kryeministrit Zaev me delegacionin e Kryqit të Kuq

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

Takim i kryeministrit Zaev me delegacionin e Kryqit të Kuq

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:38
Pamje nga takimi

Mbështetje për ndryshim të disa rregullativa ligjore të cilat kanë të bëjnë me punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, ka kërkuar sot në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, sekretari i përgjithshëm i organizatës, Sait Saiti.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në takim së bashku u konstatua se kjo organizatë humanitare ka rol kyç në shoqëri, kur është humanizmi në pyetje.

"Kryqi i Kuq i ndihmon shtetit, institucioneve, ndërsa nga ana tjetër pushteti na respekton dhe na njeh si partner të tij", theksoi Saiti.

Ai ka theksuar se me ndryshimit në ligjin për siguri në komunikacion, do të rregullohet dhënia e vërtetimeve për ndihmë të parë të shoferëve. Paralelisht, mendon sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, me ndryshimet në ligjin për Kryqin e Kuq në masë të madhe do të përforcohen kapacitetet e organizatës. Saiti nga kryeministri Zaev kërkoi edhe Qeveria ta ndryshojë "Programin për avancimin e dhurimit të gjakut", gjegjësisht të rritet shuma të cilën e merr Kryqi i Kuq nga buxheti nëpër njësi nga mbledhja e gjakut.

Kryeministri Zaev në takim dëshiroi më shumë të thellohet bashkëpunimi i Kryqit të Kuq me Qeverinë dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

"Qeveria ka respekt të madh ndaj Kryqit të Kuq dhe punës së tij, në dobi të qytetarëve. Nëse me ndryshimet e këtyre rregullave ligjore , arrijmë ta përforcojmë kapacitetin e kësaj organizate, e di që ajo do t'ju gjindet të gjithë qytetarëve", theksoi kryeministri Zaev.

Sekretari i përgjithshëm Saiti, i cili në takim e kryesoi delegacionin nga organizata, e njohu kryeministrin Zaev se Kruqi i Kuq posedon "certifikatë për shoqëri të fuqishme nacionale" dhe investon përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e kapaciteteve të tyre me qëllim  - t'i ndihmojë numrit sa më të madh të qytetarëve të rrezikuar, theksohet në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test