MPB emëron gjashtë femra shqiptare si zëdhënëse, ja emrat

Maqedonia

MPB emëron gjashtë femra shqiptare si zëdhënëse, ja emrat

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:32
Agim Nuhiu

Në ditën e gruas, Ministria e punëve të brendshme ka vendosur të emërojë gjashtë femra në pozitën e zëdhënëseve në disa Sektore për punë të brendshme të Maqedonisë. Kështu gazetarët nga mediat shqptare tashmë do të komunikojnë me zëdhënës shqiptar në SPB-në e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Ohrit dhe Manastirit dhe do ketë edhe zëdhënëse qëndrore në Ministri. “Në këtë ditë simbolike, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto shqiptare për zëdhënse:

1. Merita Shehi – Zëdhënse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;

2. Valdete Etemi – Zëdhënse në Sektorin e Shkupit;

3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënse në Sektorin e Kumanovës;

4. Donjeta Veseli – Zëdhënse në Sektorin e Tetovës;

5. Merlina Islami – Zëdhënse në Sektorin e Ohërit;

6. Shpresa Amedi – Zëdhënse në Sektorin e Manastirit”, ka shkruar zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu në fejsbuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat