Ministria ia merr kompetencat në arsim edhe “sulltan” Blerimit

Maqedonia

Ministria ia merr kompetencat në arsim edhe “sulltan” Blerimit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:50
Blerim Sejdiu

Pas marrjes së kompetencave në sferën e arsimit të komunës së Gostivarit, nga MASH konfirmojnë se edhe komunës së Zhelinës ia kanë marrë kompetencat në sferën e arsimit “Po është e vërtet se Komunës së Zhelinës ia janë marrë kompetencat” thonë nga MASH 

Siç mësohet kompetencat i janë marrë kryetarit të Zhelinës pas disa shkeljeve ligjore në shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave.
Dokumenti zyrtarë për marrjen e kompetencave pritet të dërgohet zyrtarisht në komunën e Zhelinës ditëve në vijim si dhe do të bëhet publike arsyeja e marrjes së kompetencave nga MASH.

Edhe pse para zgjedhjeve Blerim Sejdiu premtoi se do të bëjë depolitizim të Arsimit, ai pasi u bë kryetar bartësit e fushatës i bëri drejtor në Zhelinë dhe Grupçin.

Nga komuna e Zhelinës nuk ka asnjë informatë në lidhje me marrjen e kompetencave.
Ndryshe MASH ditë më parë paralajmëroi se edhe disa komunave tjera do t’ju merren kompetencat edhe atë komunës së Bogovinës, Likovës dhe e Konçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat