Mickoski në takim me Gashin: Në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet të kenë reformat - Bota Sot
Mickoski në takim me Gashin: Në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet të kenë reformat

Maqedonia

Mickoski në takim me Gashin: Në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet të kenë reformat

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:39
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me Afrim Gashin nga Lëvizja Besa, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në vend.

Mickoski pas takimit tha se Kuvendi në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet t’u japë reformave.

Ndërsa Afrim Gashi pas takimit tha se ata kanë biseduar për çështjet e rëndësishme të cilat janë për momentin, siç janë çështja e emrit, Ligjit të gjuhëve.

Në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Gashi tha se ata kanë qëndrim të kundërt me OBRM-PDUKM sa i përket këtij ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test