Maqedoni, opozita akuzon pushtetin për ngecjet në ekonomi - Bota Sot
Maqedoni, opozita akuzon pushtetin për ngecjet në ekonomi

Maqedonia

Maqedoni, opozita akuzon pushtetin për ngecjet në ekonomi

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:28
Ilustrim

Në kushte kur gjithë Evropa vëren norma të larta të rritjes, ekonomia e Maqedonisë stagnon dhe bindshëm është në fund, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga partia opozitare për gjendjen e tillë të keqe ia hedhin fajin Qeverisë së LSDM-së.

Sipas ish-ministrit të Financave, Trajko Sllaveski, ndërmarrjet janë dëshpëruar tërësisht nga Qeveria e re, ndërsa investimet e huaja dhe rritja industriale shënojnë rënie.

Ai shtoi se rritje të vetme shënon eksporti nga kompanitë e huaja në zonat e lira, të cilat hasnnin në kritika kur LSDM-ja ishte në opozitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test