Osmani: Ligji i gjuhëve do të votohet javën e ardhshmem

Maqedonia

Osmani: Ligji i gjuhëve do të votohet javën e ardhshmem

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:22
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet javën që vjen.

Osmani në një deklaratë për TV Telma hodhi poshtë mundësinë e ndryshimit të tekstit të ligjit, pasi siç tha, është me miratim nga dy partitë më të mëdha maqedonase.

“Javën e ardhshme Ligji i gjuhëve përsëri do të jetë para deputetëve dhe pritet të votohet, që do të jetë në të mirë të Maqedonisë”, tha Osmani.

Ai shtoi se qeveria prej fillimit ka vendosur të zgjidh tri çështjet më të mëdha për shtetin në rrugën euroatlantike, që sipas tij janë marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, çështja e emrit dhe përdorimi i gjuhës shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat