Gjysma e grekëve mendojnë se zgjidhja e emrit është në favor të Maqedonisë

Maqedonia

Gjysma e grekëve mendojnë se zgjidhja e emrit është në favor të Maqedonisë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 17:51
Protesta

57,1 për qind e të anketuarve në hulumtimin e realizuar për televizionin grek “Action 24” vlerësojnë se zgjidhja eventuale e problemit me emrin do tëjetë më afër qëndrimeve të Maqedonisë, ndërsa vetëm 26.9 për qind më afër “vijave të kuqe” greke.

Në pyetjen: “Zgjidhja që do të përzgjidhet për emrin e Shkupit, vlerësoni se do të jetë më afër asaj që e kërkon Greqia apo asaj që e kërkon Shkupi?”, gjashtë deri 10 të anketuar janë përgjigjur se do të jetë në dobi të Maqedonisë.

Në hulumtimin e mendimit publik, për çështjen konkrete është bërë analizë sipas orientimit politikë,moshës, gjinisë, vendbanimit, shkallës së edukimit e të ngjashme.

Pothuajse 7 prej 10 të anketuarve që vlerësojnë sezgjidhja do të jetë në dobi të Maqedonisë, vetëpërcaktohen si djathtistë apo djathtistë radikalë. Lidhurme gjininë, dallimi mes burrave dhe grave është vetëm 2,7 për qind ndërsa megjithatë 64,1 për qind janë me arsim sipëror.

Në anketën telefonike të mendimit publik të agjencisë “Rass” për televizioni grek “Action 24” morën pjesë 1002 të anketuar nga mbarë Greqia, ndërsa u realizua prej datës 6 deri më 8 mars të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat